E ardhmja e Riberi? Rumenige qartëson situatën

Frenk Riberi luan prej 12 vitesh te Bajerni i Mynihut, ku në vitin 2007 kaloi nga Marseja në Gjermani për shumën e 30 milionë eurove. Periudha e francezit në Bundesligë, duket se po shkon drejt fundit, pasi edhe mosha e tij 35-vjeçare nuk ka nevojë për shumë fjalë.

Gjithsesi, mesfushori njihet për karakterin e tij luftarak dhe duket se kërkon të qëndrojë akoma, për të rivalizuar për një vend titullari te Bajern. Lidhur me këtë çështje ka folur së fundmi Karl Hajnc Rumenige, i cili i është shmangur më së shumti përgjigjes, pasi ka deklaruar se do të flasin për të ardhmen e Riberis, duke mos dashur të japë një përgjigje konkrete.
“Kemi pasur disa vite të mrekullueshëm falë tij. Kam respekt të madh për Frenk. Duhet të jemi të hapur dhe të sinqertë. Do të flasim me të dhe me agjentin e tij dhe do të marrim një vendim të përbashkët. Nuk mund ta parashikoj vendimin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *