E ardhmja e Rexhinaldos, Kukësi del me qëndrim zyrtar

0

Rexhinaldo e Kukësi duket se nuk kanë shanse të bashkëpunojnë mes tyre. Edhe pse u mendua në një moment që pasi të qetësoheshin gjërat mund të bisedohej sërish, zor se do të ndodhë. Klubi i Kukësit ka dalë me një njoftim për largimin e sulmuesit dhe i uron atij suksese në vazhdim.

QËNDRIMI I KLUBIT – “F.K. Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Reginaldo Artur Faite. Sulmuesi, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së verës, arriti të shënonte 20 gola në 43 ndeshje, nga të cilat 13 gola në Kategorinë Superiore, 5 gola në Kupën e Shqipërisë si dhe dy gola në Turin e parë të Uefa Champions League.

Mozambikasi me skuadrën tonë arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë si dhe “Këpucën e artë’ me 13 golat e tij në Superligë. Klubi falënderon Reginaldo Artur Fait për kontributin e dhënë në skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë!”, shkruhet në njoftimin e Kukësit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.