E ardhmja e Pogbasë, i vëllai nuk e mban dot gojën mbyllur

Vëllai i Pol Pogbasë, Florentin Pogba ka dhënë një intervistë për medien spanjolle “AS”, ku ka folur dhe për të ardhmen e vëllait të tij Pol Pogba. Sipas tij e ardhmja e vëllait të tij të vogël është në Spanjë, te “gjigandët” e futbollit spanjoll, Barcelona dhe Madrid.

INTERVISTUESI – A është e vërtetë që vëllezërit Pogba janë fansa të Barcelonës?

“Po është e vërtetë. Ne të tre e pëlqejmë lojën “tika-taka”. Sa herë që mundem, unë i shikoj ndeshjet e Barcelonës në televizor ose herë të tjera në stadium. Kur vëllai im të ikë nga Mançester Junajtid ka vetëm tre klube ku ai mund të ikë për t’u përmirësuar: Siti, Barcelona, Ç Madrid. Siugrisht, ai nuk do shkojë te Siti, kështu që do të vijë në Spanjë te Barça ose Çi”.

“Në momentin kur Pol u largua nga Juventusi, ai mund të kishte shkuar te Barcelona, por ishte i vendosur që të rikthehej te Mançester Junajtid, ku në fillim gjërat nuk i ecën mbarë. Ç Madrid u përpoq ta merrte gjithashtu në atë periudhë, por transferimi në Angli ishte një çështje zemre”, tha Florentin Pogba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *