E ardhmja e Pogba, Solskjaer i vë “vulën”!

Pol Pogba është një nga dilemat më të mëdha të kësaj merkato. Mesfushori francez është i lidhur ngushtë me një kalim te Reali i Madridit, por deri më tani, nuk ka pasur akord me klubit madrilen dhe “Djajve të kuq”.

Sot, pas sfidës miqësore mes Mançester Junajtid dhe Milanit, trajneri i të kuqve anglezë, Ole Gunar Solskjaer, foli për të ardhmen e Pogba, ku u shpreh qartë dhe shkurt: “Pogba do të jetë lojtar i Mançester Junajtid sezonin e ardhshëm!”

Fjalët e teknikut norvegjez konfirmojnë se Pogba do të jetë “Djall i Kuq” dhe sezonin e ardhshëm, por me dëshirën e francezit për t’iu bashkuar Realit të Madridit, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët e fundit të merkatos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *