E ardhmja e Partizanit dhe Julianos kalojnë nga Kamza

Vendimet e rëndësishme për të kuqtë mund të merren pas kësaj ndeshjeje. Juliano me mungesa, Ndreu del hapur për fitore

E kush e mendonte? Ndeshja Kamza – Partizanit, në letër, para fillimit të kampionatit do të ishte një detyrë jo e vështirë për të kuqtë. Kryeqytetasit duhet të hynin me petkun e pretendentit, por në fakt është e kundërta, pasi Kamza po zhvillon një kampionat që nuk e priste askush duke qenë surpriza e sezonit, ndërsa Partizani është surpriza negative, pasi deri tani ka dështuar.
Madje, mund të thuhet se një pjesë të mirë të fatit të “demave” e kanë në duar lojtarët e Kamzës. Një humbje e mundshme do të ishte katastrofë për skuadrën kryeqytetase dhe do të sillte edhe sosjen e durimit nga ana e drejtuesve, ndërsa rruga e vetme mbetet vetëm fitorja. Kamza, nga ana tjetër, kërkon të fitojë për të vazhduar në rrugën e ecurisë pozitive. Në stadiumin e kamzalinjve do të jetë një ndeshje mjaft e rëndësishme për Julianon që ka shumë mungesa, ndërsa Ndreu i gëzohet formës së mirë dhe faktorit fushë. “Derbi i vogël” do të jetë një luftë e hapur sportive.

Formacioni i mundshëm i Partizanit
Hoxha, Ibrahimi Malota, Krasniqi, Kalari, Batha La Kamera Vila, Trashi, Basrak, Bardhi

Formacioni i mundshëm i Kamzës
Halilaj, Idrizaj, Fushtar, Kuqi, Frashëri, Fukui, Ymeraj, Arrabal, Rezi, Plaku, Raçiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *