E ardhmja e Nejmar dhe Mbape, Tuhel lëshon “bombën”

0

Trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel nuk e ka mohuar që Nejmar dhe Kilian Mbape mund të largohen nga kampionët e Francës këtë merkato vere. Për të dy lojtarët, Real Madridi është gati të paguajë dhe zhvillime tepër interesante pritet të ndodhin javët e ardhshme.

Numri një i stolit të PSG-së foli sot për mediat franceze, ku iu përgjigj pyetjeve mbi merkaton: “Transferimet janë pjesë e futbollit. Nëse më pyesni për të ardhmen e Nejmar dhe Mbape, nuk mund t’iu them nëse ata do të qëndrojnë apo jo.

Normalisht, dëshira ime është të qëndrojnë, pasi janë lojtarë kampionë, por dhe nëse largohen, alternativat për t’i zëvendësuar nuk mungojnë”, tha tekniku gjerman. Disa ditë më parë, vetë Mbape pati deklaruar se këtë merkato vere, mund të ndërrojë destinacion.

Trajenri i PSG-se, Tomas Tuhel
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.