E ardhmja e Myrto Uzunit, e hëna vendimtare

Myrto Uzuni mund të jetë lojtari i radhës që lë Kategorinë Superiore për një kampionat më të mirë. Sulmuesi anësor i Laçit, pas një sezoni të mirë me kurbinasit, u kthye në një objektiv për disa klube të huaja. Beratasi bindi edhe në ndeshjet e Europa League dhe transferimi i tij është çështje kohe.

Në dy ndeshje të Europës ai është parë nga përfaqësues të Lokomotivës së Zagrebit dhe ata kanë e kanë pëlqyer 23-vjeçarin. Gjithsesi ende nuk është mbyllur asgjë sa i takon marrëveshjes. Tashmë pritet një bisedë përfundimtare mbi detajet.

E hëna do të jetë vendimtare dhe pritet që të konkludohet gjithçka, nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë. Para dhe pas ndeshjes me Molden, vetë tekniku i norvegjezëve, Solskajer, ka thurur elozhe për anësorin e Laçit. Gjatë kësaj periudhe ai është vëzhguar edhe nga klube të tjera, por Lokomotiva është më pranë arritjes së marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *