E ardhmja e Mensah në dilemë, katër klube pas tij

0

Emanuel Mensah u rikthye në Superiore këtë verë, teksa fillimisht e kërkoi Kukësi. Me verilindorët nuk pati një marrëveshje dhe Partizani u tregua më i shpejtë dhe e bindi ganezin që kish spikatur para dy vitesh me Laçin.

Futbollisti 24-vjeçar me Partizanin nuk është aktivizuar vetëm në një ndeshje, ndërkohë që në nga 17 përballjet që ka luajtur 11 herë trajneri Gega e ka përzgjedhur titullar. Ganezi, si çdo lojtar tjetër, dëshiron të luajë dhe të ketë mbështetjen maksimale të trajnerit.

Ai është nën kontratë me Partizanin deri në fund të sezonit, por edhe mund të largohet që tani. Të kuqtë edhe mund të heqin dorë prej tij, duke pasur parasysh alternativat që kanë për krahët e sulmit. Gjithashtu do ishte një mundësi për të kursyer para, që mund të investoheshin në afrimin e një sulmuesi.

Mensah ka oferta dhe klubi favorit për të përfituar shërbimet e tij është Tirana. Trajneri Mema e pëlqen 24-vjeçarin, i cili mund të luajë në disa pozicione të sulmit. Me Ngo ai mund të bëhej shumë i rrezikshëm. Gjithashtu edhe Flamurtari e ka kërkuar ganezin.

Për Mensah është interesuar edhe Luftëtari bëjnë me dije burime të SportEkspres.com. Gjirokastritët janë në kërkim të një sulmuesi dhe një mesfushori qendror. Për trajnerin Mezani do të ishte një “dhuratë” nga drejtuesit, por zor se futbollisti i Partizanit do ta pranojë një ofertë nga bluzinjtë. Kastrioti është klubi tjetër që ka tentuar Mensah, i cili shumë shpejt duhet të ndajë mendjen për të ardhmen e tij.

VLADIMIR PRENGA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.