E ardhmja e Kiezës, presidenti i ri thotë fjalën e fundit!

0

Fiorentina është e gatshme të dyfishojë rrogën e Federio Kiezës, në mënyrë që të bindë sulmuesin të qëndrojë për një tjetër sezon, raporton Gazzetta dello Sport. Juventusi dhe Interi janë shumë të interesuar për blerjen e 21-vjeçarit, me bardhezinjtë që shiheshin si favoritët për firmën e italianit.

Por presidenti i ri i Fiorentinës, Roko Komiso, ka ide të tjera, pasi nuk lejon në asnjë mënyrë që Kieza të largohet. Presidenti do t’i ofrojë Kiezës një kontratë të re, që do të dyfishonte përfitimet e tij, si dhe do të merrte një sërë bonusesh, shiritin e kapitenit dhe paratë në këmbim të drejtave të tij të imazhit.

Ofertat për Kiezën nuk kanë munguar dhe drejtuesit e Fiorentinës shpeshherë janë tunduar dhe kanë tentuar ta shesin, por presidenti i ri nuk dëshiron aspak që yjet e skuadrës të largohen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.