E ardhmja e kapitenit, De Rosi merr vendimin final

0

Ëndrra e madhe e Daniele De Rosit ishte mbyllja e karrierës te Roma e tij e dashur, aty ku edhe e nisi. Për fat të keq, drejtuesit e klubit verdhekuq mendonin ndryshe dhe nuk i ofruan rinovim mesfushorit 36-vjeçar.

Lojtari i njohur ishte në dilema për të ardhmen, madje mendoi edhe tërheqjen. Gjithsesi, De Rosi do të vazhdojë të luajë futboll dhe do të qëndrojë në Serie A.

Sipas raportimeve të mediave italiane, romanisti ka refuzuar të gjithë ofertat që vinin nga jashtë Italisë, përfshirë edhe atë të Boka Zhuniors. Tre klube të Serie A janë gati t’i ofrojnë një kontratë dhe De Rosi do të zgjedhë një prej tyre, për të vazhduar të luajë në shtëpi, por jo më me bluzën e Romës së dashur mbi supe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.