E ardhmja e Ilir Dajës te Flamurtari, fjalë plot “mister”

0

Flamurtari e mbylli kampionatin në vendin e pestë, pasi u mposht nga Tirana në ndeshjen e fundit. Rreth kuqezinjve ka shumë paqartësi, pasi futbollistët nuk janë paguar prej muajsh dhe nëse klubi nuk i jep një zgjidhje janë të detyruar të nisin procedurat gjyqësore.

Ofertat për një pjesë të futbollistëve nuk mungojnë dhe do të ndryshojnë ambient, ndërkohë që nuk dihet se çfarë do të bëjë trajneri Ilir Daja. Tekniku kryeqytetas fillimisht do të takojë administratorin Sinan Idrizi dhe të kuptojë më mirë planet e tij në klubin vlonjat.

Nëse situata ndryshon, atëherë edhe Daja do të vijojë të mbetet në krye të Flamurtarit. Ai e ka shprehur më parë se është ndjerë mirë në qytetin bregdetar. Tifozët e duan dhe e vler3ësojnë maksimalisht punën e bërë me Flamurtarin këtë sezon.

Në lidhje me të ardhmen, i kontaktuar nga SportEkspres.com, Daja shkurtimisht ka deklaruar:  “Jam ende nën kontratë me Flamurtarin. Nuk kam ndonjë gjë për të thënë nëse do vazhdoj apo do qëndroj në Vlorë. Javën tjetër do takohem me presidentin Idrizi dhe do të vendoset gjithçka”.

Daja është padyshim një nga trajnerët më të mirë në vend dhe për të ofertat nuk mungojnë, ndaj në Vlorë duhet të mendohen mirë para se ta lënë të lirë të shkojë. Gjithçka është në duart e drejtuesve, që duhet ta kthejnë klubin Flamurtari në normalitet dhe të mos flitet vetëm për paga të që nuk janë dhënë.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.