E ardhmja e Higuain? FIFA “ia lë në derë” Juventusit

0

Dënimi nga FIFA ka bërë që te Çelsi të këtë shumë pikëpyetje në lidhje me lëvizjet në merkato. Momentalisht për dy vite “blutë” e Londrës nuk mund të transferime në hyrje. Kështu drejtuesit e klubit anglez do të duhet të mendohen mirë, sidomos për lojtarët që do të shesin.

Vendimi i FIFA-s, që me shumë mundësi do të apelohet nga Çelsi në CAS, i heq mundësinë londinezëve ta blejnë sulmuesin Gonzalo Higuain. Momentalisht argjentinasi ka shkuar në huazim nga Juventusi, por Çelsi nuk e paguan dot klauzolën e blerjes së sulmuesit.

Bardhezinjtë mund ta kundërshtojnë FIFA-s, pasi ata penalizohen në këtë histori. Aty u hiqet mundësia për të shitur “Pipitën” në bazë të marrëveshjes së bërë me klubin që garon në Premier League. E njëjta situata edhe me Mateo Kovaçiç, që do të duhet të kthehet në verë tek Reali i Madridit, pasi Çelsi nuk e blen dot mesfushorin kroat për shkak të bllokimit të merkatos nga FIFA.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.