E ardhmja e Gugash Maganit, Trepça ’89 vendos

0

Gjërat nuk po shkojnë mirë për Gugash Maganin te Trepça ’89. Trajneri peqinas, i cili prej janarit të shkuar nisi një aventurë të re në Kosovë, këtë fundjavë u ndal me ekipin e tij në barazim 0-0 kundër Ballkanit.

Pas ndeshjes, Magani u shpreh se do të bisedohet me drejtuesit e klubit, pasi e pranoi se ka edhe ai përgjegjësinë e tij në rezultatet e skuadrës. Kështu ka ndodhur, ka pasur një bisedë me presidentin Agim Zeka dhe është marrë edhe vendimi.

“Pas mbledhjes se mbajtur, Kryesia e Klubit ja beson vazhdimësinë e punës trajnerit, profesor Gugash Maganit, duke shpresuar se do të kalojmë këtë krize momentale dhe do t’i kthehemi rezultateve pozitive”, njofto klubi nga Mitrovica.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.