E ardhmja e Grezdës, sulmuesi takohet me drejtuesit e Rejnxhërsit

Trajneri i Rejnxhërsit, Stiven Xherrard, do të takohet privatisht me Eros Grezdën dhe drejtuesit e klubit, raporton “Football Scotland”. Agjenti i Grezdës, Ives Çakarun, zbuloi se Grezda do të jetë në Gllasgou në fillim të javës së ardhshme, për të qenë i pranishëm në takimin që ka kërkuar Xherrard. 24-vjeçari kuqezi nuk ka bërë një sezon të mirë me Rejnxhërsin, pasi ka luajtur vetëm 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Megjithatë, Grezda arriti të gjejë golin 2 herë dhe të asistojë një herë.

Xherrard nuk duket i bindur nga aftësitë e ish-lojtarit të Osijekut dhe me shumë gjasa, Grezda do të përfundojë në listën e transferimeve. Futbollisti i kombëtares kuqezi u transferua te Rejnxhërs vitin e shkuar nga skuadra e Osijekut. Kartoni i 24-vjeçarit i kushtoi 2.5 milionë euro ekipit skocez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *