E ardhmja e Gegës dhe festa për Skënderbeun, ju flet Gaz Demi

0

Partizani arriti të siguronte titullin kampion pas plot 26 vitesh pritje, me në krye të “Demave të Kuq”, presidentin Gaz Demi. Pikërisht ky i fundit, ka folur për “ABC  News”, ku ka prekur disa tema.

TITULLI DHE LOJA E PARTIZANIT – “Është titull i pa përfolur, ne kemi bërë lojë të ndershme çdo vit që kur kam ardhur. Është në karakterin tim kjo. Nuk mund të them më i pa përfoluri, këtë nuk e di.”

TRAJNERI GEGA – “Për Gegën dua të them diçka. Nuk bëj garë mes trajnerëve që kam pasur, por është një djalë me karakter shumë të fortë, i ndershëm. Qëndrimin e di ai. Ai ka të drejtë të nënshkruajë vetë. Ka firmosur për 2-3 vite me drejtorin, nuk e di tamam.”

TIFOZËT – “Tifozët janë të mrekullueshëm. Ua vonuam titullin gjatë kohës së qëndrimit tim, por ia dolëm. Do mundohemi që të kemi mbaruar fushat stërvitore deri në shtator.”

DERBI – “Fati ka qenë me ne këto pesë vite që jam në krye të klubit. Derbi është gjëja më e bukur. Do i ketë të tria rezultatet gjithmonë si ndeshje. Fati ka qenë me ne që nuk kemi humbur dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.”

DËNIMI I SKËNDERBEUT – “Sinqerisht do isha shumë i lumtur, madje do bëja festë nëse Skënderbeu do dalë i pastër dhe të mos ketë asnjë sanksion nga UEFA. Është një klub që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar vitet e fundit.”

PARTIZANI – “Partizani i butë? Këto janë si muhabete kafenesh. Nuk kemi ngacmuar, kemi bashkëpunuar për diçka të mirë. Ne kemi diskutuar gjithmonë për gjëra më të mira. Kemi qenë korrekt me mbarëvajtjen e ekipit, por edhe duke parë gjithë garën për të qenë sa më e ndershme dhe sa më korrekte.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.