E ardhmja e Frenk Riberi, merret vendimi zyrtar për francezin

Frenk Riberi është kthyer në një ikonë të Bajernit të Mynihut, me francezin që është pjesë e bavarezëve prej 12 vitesh. Shumë dyshime kishte mbi të ardhmen e tij, pasi më parë mesfushori kishte shfaqur dëshirën për të qëndruar të paktën dhe një vit në Mynih.


Gjithsesi, pikëpyetjet duket se janë shuar dhe çdo gjë është bërë zyrtare nga vetë klubi gjerman mëngjesin e sotëm. Frenk Riberi do ta mbyllë me Bajernin në fund të këtij sezoni, kështu lajmëron në faqen zyrtare klubi bavarez.

Gjithashtu, vetë Riberi ka folur për klubin, duke shprehur mirënjohjen e tij për gjithë vitet e kaluara. “Kur erdha në Bavari ishte një ëndërr e bërë realitet. Përralla ka ardhur drejt fundit, por nuk duhet ta harrojmë se çfarë arritëm së bashku. Kemi fituar më shumë se 20 tituj në këto vite”, përfundoi francezi.

Riberi do të vendosë një rekord unik pas pak ditësh, sepse do të shpallet kampion për herë të nëntë në Bundesligë, ai askush në histori!

https://www.instagram.com/p/BxE2257gi7h/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=1tcbba54cs749

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *