E ardhmja e Frashërit, Kukësi ka një rival serioz

0

Skuadra e Kukësit po pëson shumë ndryshime këtë merkato, jo vetëm brenda skuadrës, por dhe në staf, aty ku trajner i ri ka ardhur Shpëtim Duro. Shumë futbollistë janë larguar, afrimet nuk kanë munguar, por merkato nuk mund të quhet kurrsesi e mbyllur për verilindorët.

Nënkampionët po synojnë shumë lojtarë për të sjellë në kampin blu, por ka dhe nga ata që e shohin të ardhmen larg Kukësit. Një nga këta lojtarë, është Stivi Frashëri. Portieri mësohet se ka pasur bisedime me klubin e Teutës, që zyrtarizoi largimin e Isli Hidit disa orë më parë.

Bisedimet mes dy palëve kanë shkuar mirë dhe flitet se ka një akord mes tyre, por deri më tani, asgjë nuk është “kopsitur”. Mbetet për t’u parë nëse ky transferim do të zyrtarizohet orët e ardhshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.