E ardhmja dhe problemet me Solarin, Marselo vë pikat mbi “i”

Mbrojtësi i Realit, Marselo, ka qenë një ndër lojtarët më të përfolur për një largim nga ekipi madrilen. Në një intervistë për “Bein Sports”, të dhënë pak minuta pas përfundimit të ndeshjes ndaj Atletik Bilbaos, braziliani sqaroi planet e së ardhmes dhe problematikat që hasi gjatë këtij sezoni

“Fundi i sezonit është i vështirë kur nuk luan për asgjë. Duhet të jemi të motivuar në maksimumin, por tani kjo është diçka e vështirë. Na mbetet vetëm të futemi në fushë e të japim më të mirën. Sot bëmë një ndeshje të mirë, sidomos gjatë pjesës së  dytë. Nuk është se mezi po presim fundin. Lojtarët duhet të djersijnë për këtë fanellë. E dimë që ky sezon ka qenë i vështirë dhe i dhimbshëm, por duhet të shohim përpara. Duhet të bëjmë më të mirën për stemën e Real Madridit”.

BENZEMA – “Të gjithë e dimë cilësitë e tij dhe se çfarë ai i jep skuadrës, qoftë me gola, por edhe pa to. Ai është një ndër liderët e skuadrës sone, natyrisht që jam shumë i gëzuar për formën që po kalon”.

KRITIKAT – “Jam i përqendruar te skuadra ime. Ajo që ndodhi këtë sezon (lënia në stol nga Solari) nuk ndikoi aspak tek unë. Vazhdova të punojë e të ndihmoja shokët e ekipit. Nëse mund të luaj, jam gjithmonë mirënjohës”.

E ARDHMJA TE REALI ? –  “Të gjithë e dinë mesa gëzim stërvitem dhe luaj për këtë fanellë. Mendoj se fjalët që diskutohen nga jashtë janë të tepërta. Nuk është nevoja që të flitet nëse do qëndroj ose ju. Reali Madrid është shtëpia ime dhe të gjithë ata që më njohin e dinë se cila është e vërteta”, përfundoi Marselo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *