E ardhmja dhe personi kyç në karrierë, Kros: Boll më me futboll!

Toni Kros është një mesfushor i madh dhe një nga pikat kyçe të Realit të Madridit. 28-vjeçari gjerman ka folur “AS”, duke treguar të ardhmen e tij. Kros la Bajernin e Mynihut për t’u transferuar në Madrid në verën e vitit 2014, pas fitimit të Kupës së Botës me Gjermaninë.

Sukseset e ndoqën mesfushorin dhe në Spanjë, aty ku ndihet i lumtur familjarisht, ndërsa zbulon dhe personin, i cili e bëri ky futbollist që është sot.

E ARDHMJA – “Nuk do të më pëlqente të bëhesha trajner, nuk dua të kem në të ardhmen të njëjtën jetë që bëj tani. Vetëm udhëtime dhe asnjëherë në shtëpi me familjen. Si trajner është akoma dhe më keq, sepse duhet të mendosh për të gjithë skuadrën. Nuk dua të stërvis në të ardhmen. Nuk e di akoma se me çfarë do të merrem, nuk kam patur kohë të mendohem. Në moshën 16-vjeçare isha bërë futbollist, fillova të stërvitem me Bajernin dhe pas një viti debutova me ekipin e parë. Pra, është e lehtë të zgjedhësh një profesion…”

GUARDIOLA – “Pep ka një stil unik. Me të bëra kapërcimin e madh si futbollist. Isha 24 vjeç dhe pësova një rritje të madhe. Më kushtoi shumë largimi nga Gjermania, por ndihem shumë mirë në Madrid. Gruaja ime ndihet për mrekulli, fëmijët janë të lumtur, unë po arrij suksese dhe po na shkon gjithçka mbarë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *