E ardhmja dhe një mesazh rivalëve, Bicaj i drejtpërdrejtë

Ditmar Bicaj është një nga emrat e lakuar për një largim të mundshëm nga Teuta, por lezhjani i prapavijës nuk do të lëvizë nga durrsakët. Sigurisht pret që të rifitojë formacionin dhe për këtë ka ulur kokën, sikurse edhe shprehet shtatlarti.

“Karriera ka ulje-ngritje. Me rëndësi është që të jem 100%, siç isha deri në fund. Kam ulur kokën, siç i thonë në gjuhën popullore, që të kthehem aty ku isha. Një problem fizik bëri që të mos jepja kontributin tim në 4 ndeshjet e fundit”, shprehet fillimisht Bicaj për Supersport.

Më tej ai thekson se deri në fund të sezonit do të mbetet pjesë e Teutës: “Nuk e shoh të arsyeshme të lëviz. Kam mbështetjen e klubit dhe të stafit. Kemi ardhur deri këtu dhe pse mos të shkojmë edhe më lart”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *