E ardhmja dhe Kupat e Europës, Kallaku i prek të gjitha

Mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku, ka folur për emisionin Gol pas Goli në Supersport pas sfidës kundër Laçit. Në fjalën e tij, kapiteni i Shpresave kuqezi tha: “Që në fillim të sezonit objektivi ishte Kupat e Europës. U afruam shumë edhe për titullin kampion, por deri në muajin janar, pasi rezultatet tona nuk ishin të duhura dhe Partizani e fitoi. Gjithsesi, ne kishim këtë objektiv dhe këtë morëm”.

RRITJA – “Normalisht, te Laçi u afirmova si lojtar në Superiore. Te Teuta, besoj se ndryshoi dhe perfomanca ime fizike, u njoha më mirë me ekipin, më besuan të gjithë. Këto gjëra bënë që unë të rritesha edhe më shumë si futbollist”.

E ARDHMJA – “Unë kam edhe 1 vit kontratë me ekipin e Teutës dhe dëshira ime është të mbaroj ndeshjet e Europës me Teutën dhe pastaj të shohim. Do të vendosin drejtuesit për mua. Unë mendoj që do t’i luaj dhe ndeshjet e Kupës së Europës, pastaj do të vendosin gjënë më të mirë për mua, të afërmit e mi dhe drejtuesit e klubit. Unë jam akoma i ri dhe nuk duhet të mendoj shumë gjëra”, u shpreh Kallaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *