E ardhmja dhe batutat e Murinjos: Ju tregoj ekipin tim më të fortë!

Klauzola e veçantë nuk i lejon Zhoze Murinjos të flasë për Mançester Junajtid, të paktën derisa të gjejë një klub tjetër të vazhduar karrierën, por askush nuk e pengon të flasë për ekipe të tjera. Portugezi po vazhdon punën si komentator dhe opinionit për Kupën e Azisë, ndërsa ka zbuluar ekipin më të mirë që ka drejtuar në prononcimin e dhënë për “BeIn Sports”.

Ashtu siç ka ndryshuar futbolli, e njëjta gjë po ndodh dhe me rolin e trajnerit. Murinjo nis e shpjegon dukurinë, ndërsa nuk e harron kurrë një thënie të Sër Aleks Ferguson, ish-trajnerit legjendar të Junajtid. Në fund e ardhmja, për të cilën trajneri portugez është i qartë. Ai ndihet në formë dhe është gati të ulet në stolin e një ekipi… të madh.

ZGJEDHJA – “Skuadra më e mirë që kam drejtuar ka qenë Interi. Fituam gjithçka dhe e bëmë në kurriz të ekipit më të mirë të epokës, Barcelonës. Ishim të pandalshëm.”

Murinjo me trofeun e Champions në 2010, vit në të cilin Interi fitoi tripletën

TRAJNERI – “Nuk jetojmë më në epokën kur një trajner i vetëm ishte i fuqishëm për t’u përballur me të gjitha problemet dhe arrinte të bënte rolin e edukatorit për lojtarët që nuk sillen në mënyrë profesioniste. Trajnerët kanë nevojë sot për një strukturë. Një klub duhet të ketë një pronar ose president, një drejtor sportiv, një drejtor futbolli dhe më pas trajneri. Më ka mbetur në mendje një shprehje e Fergusonit: ‘ditën që një lojtar do të bëhet më i rëndësishëm se klubi, lamtumirë’. Nevojitet ekuilibër dhe respekt për rolet.”

E ARDHMJA – “Për pak ditë mbush 56 vjeç (i mbush me 26 janar) dhe ndihem akoma i ri. Nuk ka ardhur akoma momenti për të dalë në pension. Dua të kthehem të stërvis në nivelin e lartë të futbollit, pasi aty është vendi im.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *