E akuzojnë për Anti-Futboll, Deshamp u kujton Spanjën e 2010-ës

Franca është shpallur kampione bote, por çuditërisht kritikat për përfaqësuesen e drejtuar nga Didier Deshamp kanë qenë të shumta. “Anti-Futboll”, “Parkim Autobuzi” kanë qenë disa nga akuzat nga tifozë, gazetarë, por edhe futbollistë, një ndër ta dhe portieri i Belgjikës, Tibo Kurtua.

Deshamp më në fund ka thyer heshtjen për këto kritika që e kanë shoqëruar prej vitesh. Tekniku francez përdori një krahasim me Spanjën e 2010-ës për të argumentuar se kritikat ndaj tij ishin të padrejta.

“Nuk e kuptoj sesi mund të na përshkruajnë si një skuadër Anti-Futboll. Kemi shënuar 14 gola në Botëror, ndërsa Spanja në vitin 2010 ka shënuar pothuajse dyfish më pak se se ne, tetë gola. E vërteta është se Franca ishte skuadra më e mirë e Botërorit dhe fitorja ishte e merituar”, tha Deshamp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *