Dzaria flet si kuksian: Nuk do e keni të lehtë të fitoni këtu

Është një përballje e veçantë për Irakli Dzarian përballja me skuadrën e Torpedo Zhodinos, pasi do të shkojë në vendin e tij si një kundërshtar për të parën herë. Në një intervistë për mediat në vendin e tij, Dzaria shprehet se për të do të jetë një ndeshje e veçantë, por në të njëjtën kohë ai thekson se shanset për kualifikim janë 50 me 50!

-Si e prisni këtë përballje, duke qenë që luani ndaj një skuadre nga Gjeorgjia?
Është hera e parë që unë do të jem kundërshtar në arenën europiane ndaj një skuadre të vendit tim. Do të ishte më mirë sikur të luanim në fazën “play-off” të Championsit bashkë.

-Si e shikoni Torpedon në këtë përballje?
Torpedo është një ekip shumë i mirë, me lojtarë cilësor. Skuadra është fuqizuar ndjeshëm për Kupat e Europës. Ata kanë një trajner shumë të mirë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe e tensionuar.

-Si i shikoni shanset në këtë përballje?
Shanset them se janë 50 me 50. Por, çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e dytë në Shqipëri.

– Keni pasur një problem fizik, do jeni gati për ndeshjen?
Në minutat e fundit me Karabakun pata disa shqetësime dhe jam shkëputur pak nga përgatitjet. Tani do të filloj trajnimin dhe do të jem gati për ndeshjen e radhës.

– Kukësi nuk është paraqitur mirë në Europë, çfarë nuk shkon në skuadër?
Nga skuadra është larguar shënuesi më i mirë, por dhe disa lojtarë të tjerë, çka nuk ishte diçka shumë e mirë. Ata ishin një forcë e madhe për ekipin. Ne kemi bërë shumë afrime, por problemi i vetëm është se duhet kohë që të përshtaten me ekipin.

-Kemi parë shumë pak tifozë në stadiumin tuaj…
Ne nuk luajmë në qytetin tonë dhe një pjesë e tyre jetojnë dhe në Tiranë. Në të tilla kushte, ata duhet të udhëtojnë për të ardhur në Shkodër. Do i kishim tribunat plot nëse do të luanim në stadiumin tonë. Uroj që të na mbështesin në këtë ndeshje.

-Mund të na e krahasoni futbollin gjeorgjian me atë shqiptar?
Sipas meje në Gjeorgji luhet më shumë futboll teknik, ndërsa na Shqipëri luftohet fort për gjatë 90 minutave. Këtu nuk do jetë e lehtë për ju që të fitoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *