Dyshon tradhëtinë/ Një teori konspirative që e thotë vetë Wilder: Asistenti im më bën të mendoj

Deontay Wilder nuk ia doli të mbronte titllin e kampionit të botës për peshat e rënda në duelin kundër Tyson Fury. Pas humbjes në përballjen e parë me votim, Fury “u hakmor” pak ditë më parë duke dalë triumfues nga ringu. Por kjo humbje ende nuk ka kaluar për boksierin amerikan, që tashmë vjen me një ide të re konsirative.

Sipas Wilder ka qenë asistenti i tij Mark Breland, i cili nën influencën e boksierit Anthony Dirrell ka hedhur qëllimisht peshqirin në ring, që më pas do të sillte edhe fitoren e kundërshtarit. Fakti që Brelan u udhëzua të mos e bënte atë veprim, por zjgodhi të dëgjonte fjalët e Darrell, që stërvitet nga trajneri i Fury-t, bën që në mendjen e Wilder të besohet se humbja i erdhi prej stafit të vetë, ndërsa shton se veshja që i dhanë për të hyrë në ring ishte më e rëndë seç duhej dhe kjo jo pa qëllim.

“Ende di si të lëviz nëpër ring. Edhe pse nuk i kisha këmbët, dija si të ecja rreth e qark ringut. Dreqin, isha 42-0. 10 mbrojtje të titullit rresht. Mund të duket në një lloj mënyrë, por kur flisni për Deontay Wilder, duhet të dini se kurrë nuk jam mundur në një ndeshje për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme që kam.

E dini, Jay, i cili është trajneri kryesor, duke e ditur këtë i tha Brelandit që të mos e hidhte peshqirin. Ai prapë e bëri. Disi dhemb. Vërtet të bën të mendosh për gjërat e ndryshme, nuk dua të vë mendime negative në kokën time ose të shpërndaj teori konspirative, por të bën të mendosh. Dikush që bëri diçka që nuk është punë e tij, dhe madje edhe kur i thanë të mos e bënte.

Gjithashtu fakti që u ndikua nga ekipi kundërshtar, nga njëri prej djemve që stërvitet me trajnerin kundërshtar të bën të mendohesh gjatë. Breland u ndikua nga Dirrell. Thonë se Dirrell ishte prapa tij duke bërtitur: ‘Hidhe peshqirin! E duam kampionin tonë’! Dhe funksionoi. Dirrell punon me trajnerin e Fury-t”, është shprehur Deontay Wilder duke akuzuar asistentin e tij, Mark Breland për humbjen ndaj Tyson Fury-t./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *