Dygolësh i Shyrrles, Borusia në gjysmëfinale

0

Borusia Dortmund ka bërë detyrën kundër Lotes në Kupën e Gjermanisë duke fituar 3-0 dhe duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, aty ku do të gjejë Bajernin, skuadrën kampione në fuqi. Verdhezinjtë, të cilët luajtën pa sulmuesin kryesor Pierr-Emerik Obamejang në “Der Bremer Brucke”, nuk shënuan asnjë gol në 45’ e para dhe e mbyllën pjesën e parë 0-0, por e dyta serviri një lojë më bindëse, e cila prodhoi tre gola njërin më të bukur se tjetrin. Fillimisht shënoi Kristian Pulishiç në të 57’, ndërsa golin e qetësisë e shënoi Andre Shyrrle, kësaj here në rolin e sulmuesit pykë. Kampioni i botës më pas shënoi edhe golin e dytë (83’), duke mbyllur praktikisht sfidën dhe duke udhëhequr Dortmundin në trofeun e dytë më të madh sezonal në Gjermani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image