Dyfytyrësia e Murinjos/ Sot u zyrtarizua në ekipin që tha: Nuk kam për ta drejtuar kurrë

Mauricio Pochetino u shkarkua nga ekipi i Totenhemi për shkak të rezultateve të dobëta të marra në këtë fillim të sezonit. Pavarësisht se vetëm 4 muaj më parë ka luajtur një finale në “Champions League” me këtë skuadër, situata nuk shkoi ashtu siç duhet në këtë kampionat.

Drejtuesit e Totenhemit nuk kishin kohë të humbisnin dhe gjatë ditës së sotme kanë zyrtarizuar si trajner të ri Murinjon. Pikërisht portugezin që këtë herë shfaq dyfytyrësinë e tij. Kjo pasi kur drejtonte Chelsean në vitin 2015 dhe do të ndeshej në “Wembley” për finalen e Kupës do të shprehej: “Nuk kam për ta drejtuar kurrë Totenhemin”. Por në 4 vite dhe kur je i pa punë, qendrimet mund të ndryshojnë. Fundja, kurrë mos thuaj kurrë… /Sport Ekspres/