Dyca, një zbulim në Krujë

0

“Jemi një ekip i ndërtuar për të shkuar Superiore. Lashë Vllazninë dhe erdha në Krujë për të fituar më shumë eksperiencë”

Bujar Balliu

Krutanët janë në rrugën e duhur, pasi në dy javët e para të kampionatit kanë arritur të marrin dy fitore, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri. Kastrioti, aktualisht ndodhet në krye të grupit me 6 pikë, 2 më shumë se vendi i dytë. Sot, ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj, do të zbresë në Kamzë, ku do të nisë edhe përgatitjet për përballjen e Kupës ndaj Vllaznisë e cila zhvillohet në mesjavë. Ndeshja e parë, e zhvilluar në Krujë, u mbyll në barazim pa gola, ndërsa të mërkurën luhet ndeshja e kthimit. Objektiva në Kupë nuk ka, megjithatë do të luhet futboll, shprehen Krutanët. Sakaq, po këtë fundjavë krutanët kanë një tjetër përballje me Vllazninë, vetëm se kësaj radhe me ekipin B, me të cilën luajnë për kampionat, dhe për llogari të javës së tretë. Synimet e krutanëve janë të qarta këtë sezon, kudo për tri pikë. Megjithatë, përballja me Vllazninë B, është më e rëndësishme se përballja e Kupës.

DYCA – Një shkodran i talentuar u huazua po nga Vllaznia te Kastrioti në merkaton e verës, madje në ndeshjen e së shtunës në kampionat, shkëlqeu duke krijuar volum loje dhe raste të shumta shënimi. Në një prononcim të shkurtër për “Sport Ekspres” Dyca, flet mbi synimet e tija personale dhe të skuadrës, por nuk lë pa përmendur edhe përballjen me skuadrën “mëmë”. “Jam shumë i kënaqur, që e kemi nisur me këmbën e mbarë kampionatin. Këto pikë janë fryt i mirë organizimit dhe harmonisë së grupit. Megjithatë, duhet të kemi kujdes, duhet të ruhemi nga euforia dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi kampionati sapo ka nisu. Personalisht jam i kënaqur, nga besimi i dhënë nga trajneri duke marrë minuta. Unë do mundohem të jap më të mirën time duke e justifikuar besimin e dhënë. Shoh, që çdo repart është i dubluar dhe konkurrenca për një vend titullari është e madhe. Kjo është diçka pozitive, për një ekip me pretendime siç jemi ne. Përballemi me Vllazninë këtë javë, dhe është një ndjesi e veçantë për mua, pasi aty jam formuar si futbollist. Primare kemi kampionatin, ku do synojmë patjetër tri pikshin, ndërsa në Kupë me Vllazninë, thjesht do të luajmë futboll”, –  përfundon Dyca prononcimin e tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image