Dy të dhëna bëjnë provën! Marrëveshja “e fshehtë”, Marash Kumbulla mund të quhet i Interit

Marash Kumbulla vazhdon të luajë në nivele të larta në Seria A, duke tërhequr pas vetes shumë ekipe të njohura. Napoli gjeti edhe marrëveshjen me Veronën, por vetë mbrojtësi shqiptar i refuzoi duke thënë se dëshironte që të priste verën.

Ambienti jo shumë pozitiv që gjendet në këtë skuadër dhe kampionati me luhatje, ka bërë që Kumbulla të mendohet gjatë dhe të presë dëshirën më të madhe, Interin. Zikaltrit kanë dërguar zyrtarë për të parë në stadium këtë futbollist dhe e dëshironin në organikë, por nuk kanë bindur Veronën po aq sa Napoli.

Kjo ka bërë që historia e transferimit të Kumbullës të shtyhet për në verë. Shpeshherë thuhet se dy të dhëna bëjnë provën dhe ky mund të jetë rasti i mbrojtësit shqiptar, që mund të konsiderohet i Interit nga sezoni i ardhshëm.

Në kërkesën e Veronës për Interin kur është kërkuar Kumbulla kanë qenë 20 milionë euro dhe mbrojtësi Dimarco në huazim. Pas zhvillimeve të bëra në orët e fundit dhe kur mbrojtësi i Shqipërisë hoqi dorë nga Napoli, në orët e fundit Interi e ka dërguar në huazim me të drejtë blerje Dimarcon te Verona. E komunikuar edhe nga mediat italiane, ky është një hap më shumë i Interit që në këtë mënyrë është shumë më pranë Kumbullës. Gjatë kësaj kohe mund të kemi edhe mbylljen e një marrëveshje që për momentin mund të mbahet e fshehtë, por do të ketë zyrtarizimin në verë. Marash Kumbulla dhe Interi, rruga do të bashkohet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *