Dy talentet e mëdha që do t’i bashkohen Kosovës, njëri me Bajernin e tjetri me Wolfsburgun

Kosova vazhdon me perforcimet e saj në prag të ndeshjeve të nëntorit që do të jenë edhe të fundit për kualifikueset e Europianit. Vetë presidenti Ademi do shprehej hapur se disa emra të rinjë do të vinin këtë herë, ndryshe nga lista e shkuar.

“Gazeta Olle” pretendon se i ka zbuluar edhe emrat e dy futbollistëve për të cilët bëhet fjalë. Kështu, përmendet për Elvis Rexhbecajn që është pjesë e Wolbsburgut në Gjermani. Ndërsa futbollisti tjetër është Leon Dajaku, i cili bën pjesë te të rinjtë e Gjermanisë dhe aktivizohet njëkohësisht me moshat e Bajernit.

Duke u nisur nga e kaluara, nuk ka asnjëherë siguri të madhe në këto raste kur përflitet për emra debutuesisht. Por sigurisht që nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, Kosova do të forcohej edhe më tepër me këto prurje. /Sport Ekspres/