Dy supergoditje, Milani arrin akordin!

0

 

Dita e djeshme ka qenë shumë e rëndësishme për Milanin sa i përket merkatos, teksa sipas “Sky”, drejtuesit kuqezi (Fasone dhe Mirabeli) kanë takuar agjentin e dy lojtarëve të Volfsburgut, në “Casa Milan”. Eshtë diskutuar për mundësinë që të transferohen te kuqezinjtë, duke qenë se me gjermanët tashmë mund të kenë mbyllur aventurën. Sipas “Sky”, për Rodriguezin është arritur akordi dhe rroga, por ende nuk thuhet asgjë dhe mbahet sekret. Milani tashmë ka mbetur të paguajë 22,5 mln eurot e klauzolës që “ujqërit” gjermanë kanë vendosur për mbrojtësin e majtë të Zvicrës, duke qenë se De Shiljo do të largohet (flitet për një shumë rreth 12 mln euro). Por, edhe për Gustavon thuajse është arritur akord, teksa për të Volfsburg do të kërkojë 10 mln euro, pasi kontrata i skadon pas një viti dhe s’do të rinovojë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image