Dy shqiptarë në planet e Interit, drejtuesit zikaltër takohen me presidentin e Veronës

Një sezon surprizues i Veronës deri në këto moment ka bërë që shumë ekipe në Serie A të nënvijëzojnë disa prej emrave të lojtarëve të tyre. Këtë herë është Interi që këkon të bëjë tregti me klubin veronez. Kështu disa drejtues të klubit nga Milano kanë pritur në një takim presidentin e Veronës, Maurizzio Setti.

Zikaltrit kanë nxjerrë në dritë tre emra: Amrabat, Rrahmani dhe Kumbulla. Qëllimi kryesor ishte mbi mesfushorin maroken, për të cilin do të kenë edhe konkurencën e Napolit. Por edhe pista e mbrojtësave shqiptar është ndjekur me shumë interes nga Interi, që në merkaton e verës mund të hidhet në veprim për shërbimet e tyre. Paraqitjet e tyre në mbrojtje kanë qenë mjaft të mira, teksa Verona është një nga ekipet që ka pësuar më pak në Serie A dhe një gjë e tillë padyshim që ka tërhequr vëmendjen e skuadrës zikaltër për të investuar./Sport Ekspres/