Dy shqiptarë në fushë e 3 në stol, Lokomotiva thyhet në shtesë

Lokomotiva u mposht edhe në javën e dytë të kampionatit kroat, kësaj radhe nga ekipi i Rijekës, që mori një fitore me shumë vlera në transfertë. Lokomotiva pati në 18-she plot 5 futbollistë shqiptarë. Uzuni dhe Kastrati e nisën takimin nga minuta e parë, ndërsa Çokaj, Mersinaj dhe Tuci qëndruan në stolin e rezervave, me Tucin që u fut në minutën e 76-të.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe e barabartë për 90 minuta, me të dyja skuadrat që kishin mundësitë e tyre për të shënuar. Dy portierët e skuadrave ishin në një ditë të mirë, duke mbajtur rrjetat e tyre të paprekura, por në minutën e 90+3’, portieri i Lokomotivës u mposht nga një gjuajtje e Çolak, i cili i dha fitoren Rijekës. Vetëm dy minuta para golit ishte zëvendësuar Uzuni.

Kroaci, java 2

L. Zagreb – Rijeka  0-1
Colak  90+3′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *