Dy shqiptare mes skuadrave të pamposhtura në Europë

Sezoni sapo ka nisur në ligat europiane, ku edhe pse në javët e para, pjesa më e madhe e skuadrave e kanë provuar shijen e humbje. Megjithatë, ka një numër të konsiderueshëm të ekipeve që janë ende të pamposhtura. Gjigandë kontinentalë, pjesë e ligave më të forta, në një listë pjesë e së cilës janë edhe dy shqiptare.

Skënderbeu kryesues i kampionatit dhe Laçi janë ekipet, që ende nuk e njohin humbjen në Kategorinë Superiore. Në pesë javët e para, korçarët kanë regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime. Në anën tjetër, edhe pse ka koleksionuar vetëm një fitore dhe 4 barazime, te Laçi mund të krenohen se janë ende të pathyer në këtë edicion.

Në listën e ekipeve europiane, të cilat nuk kanë pësuar humbje në ligat e tyre, janë emra mjaft të mëdhenj. Duke nisur nga Barcelona, Reali i Madridit dhe Athletik Bilbao në La Liga-n spanjolle, për të vazhduar me Bajern Mynih, Borusia Dortmund, Herta Berlin dhe Ëerder Bremen në Bundesligën gjermane.

Në Premier Ligën angleze këtë status e kanë Mançester Siti, Liverpuli dhe Çelsi, në Serinë A italiane është vetëm Juventusi, ndërsa Liga 1 franceze përfaqësohet nga Paris Seint Zhermen. Në kampionatet e tjerë të rëndësishëm spikasin Benfika, Sporting dhe Braga në Portugali, PSV Eind’hoven në Holandë, Salcburgu në Austri, befasia Harts në Skoci dhe Dinamo e Zagrebit në Kroaci. Më poshtë lista e skuadrave të pamposhtura në këtë sezon në Europë.

Skuadrat e pamposhtura në Europë

Skuadra              Shtet
Herta Berlin         Gjermani
Borusia D.           Gjermani
Verder B.             Gjermani
Bajern Mynih       Gjermani
Barcelona            Spanjë
Real Madrid         Spanjë
Ath. Bilbao           Spanjë
Man. Siti                Angli
Çelsi                      Angli
Liverpul                 Angli
PSG                      Francë
Juventus               Itali
Benfika                 Portugali
Braga                    Portugali
Sporting                Portugali
PSV                       Holandë
RB Salcburg          Austri
Harts                     Skoci
Dinamo Z.             Kroaci
Skënderbeu          Shqipëri
Laçi                       Shqipëri
Slovan B.              Sllovaki
Maribor                 Slloveni
Kalju                     Estoni
Olimpiakos           Greqi
Atromitos              Greqi
Panathinaikos      Greqi
PAOK                   Greqi
Ferencvarosh       Hungari
Linfield                  Irlandë V.
Sparta Pragë        Rep. Çeke
Zenit                     Rusia
Crvena Z.             Serbi
Jang Bojs             Zvicër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *