Dy shkaqe kryesore, Juventusi heq Demiral nga merkato

Milani insiston për të siguruar shërbimet e Merih Demiral, por Juventusi ka vendosur ta heqë nga merkato mbrojtësin turk. Paraqitjet pozitive në turin aziatik i kanë bindur të gjithë në kampin e bardhezinjve për cilësitë e tij.

Jo vetëm kaq, pasi Corriere dello Sport zbulon edhe një shkak tjetër. Problemet fizike të Xhorxho Kielinit e detyrojnë “Zonjën” të mos heqë dorë nga shërbimet e 21-vjeçarit.

Kapiteni mbush 35 vjeç me datë 14 gusht dhe pavarësisht grintës dhe gatishmërisë për të luftuar gjithmonë për kauzën e Juves, fiziku i tij nuk premton akoma rreth 50 ndeshje në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *