Dy “sakrifica” për tri pikë, SPAL furnizon infermierinë e Interit

Fitorja 2 – 0 ndaj SPALI-it nuk ka kaluar pa dëme tek Interi. Mesfushori Marselo Brozoviç dhe mbrojtësi Zhoao Miranda nuk arritën ta përfundonin takimin e sotëm për shkak të dëmtimeve.

Kroati pësoi një tërheqje muskulore dhe me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion për Luçiano Spaletin për përballjen e së enjtes ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit dhe atë të së derbin e së dielës ndaj Milanit.

Braziliani Miranda pësoi një frakturë në hundë pas një goditje nga krahu i Andrea Petanjës. Qendërmbrojtësi do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale dhe analizat e mëpasshme do të vendosin  nëse të jetë gati për derbi e Milanos, sigurisht me ndihmën e një maske mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *