Dy përforcime nga Gjermania për Kastriotin

Kastrioti kërkon të mbijetojë në Superiore dhe për këtë drejtuesit e klubit janë mundur të vënë në dispozicion të trajnerit Elvis Plori një grup sa të plotë me lojtarë. Së fundmi janë konfirmuar edhe lëvizje të tjera në merkato.

“Herald Marku, Henri Okebugu, si edhe Leonid Varfi, janë tre afrimet e fundit të merkatos, të cilët janë prezantuar sot në ambientet e klubit. Lojtarët, Marku dhe Varfi, ka disa ditë që stërviten me ekipin, ndërsa Henri i është bashkuar skuadrës që prej ditës së hënë”, njofton klubi krutan.

Okebugu ishte zyrtarizuar prej ditësh në fakt, pasi Partizani e huazoi te Kastrioti. Ndërkohë dy lojtarët e tjerë më parë kanë luajtur në Gjermani. Herald Marku ka provuar Superioren me Tërbunin në të shkuarën, kurse Varfi ka qenë pjesë e Dinamos dhe këtë verë fazën përgatitore e zhvilloi te Turbina, por ditët e fundit iu bashkua Kastriotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *