Dy përforcime cilësore, Bylisi i prezanton sot

Skuadra e Bylisit zyrtarizoi akordin me dy futbollistët, Eridon Qardaku dhe Edison Ndreca ditë ditë më parë, ndërsa sot, dy lojtarët janë prezantuar në ambientet e klubit ballshiot. Qardaku erdhi nga skuadra e Vllaznisë dhe nënshkroi për 4 sezone, një lojtar që ka një të ardhme të mirë para vetes.

Ndërsa Mbrojtësi Edison Ndreca, luajti për dy klube të Superiores sezonin e shkuar. 24-vjeçari mbrojti ngjyrat e Teutës dhe Kastriotit, por me fanellën krutane mori më shumë vëmendje, pasi bëri paraqitje shumë të mira. Sot, Qardaku dhe Ndreca janë prezantuar nga klubi i Bylisit.

Njoftimi i Bylisit:

“Sulmuesi i talentuar Eridon Qardaku firmos per 4 vite si pjese e Bylisit dhe shihet si nje lojtar me te ardhme ne futbollin shqiptar. Sot u prezantua edhe Edison Ndreca”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *