Dy ndryshime në formacion, Starova punon në heshtje totale

Partizani do të luajë me formacionin e njëjtë. Krasniqi dhe Kotobelli ndryshimet e vetme, pasi Malota dhe Kalari janë të dëmtuar

Partizani do të luajë ditën e sotme kundër Vllaznisë, prej orës 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të kuqtë do të presin kuqeblutë në një ndeshje mjaft delikate për ta.
Trajneri Sulejman Starova do të ndërhyjë në formacionin titullar vetëm, në dy vende, pasi nuk ka shumë alternativa. Tekniku 61-vjeçari nuk ka dalë fare para media e që pas ndeshjes në Gjirokastër dhe po punon në heshtje, ndërsa duket se do të bëjë vetëm dy ndryshime të detyruara. Mbrojtja do të ketë dy ndryshime, pasi Renato Malota dhe Renaldo Kalari kanë probleme fizike. I pari është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë, ndërsa i dyti sapo është rikthyer nga dëmtimi.

NDRYSHIMET – Starova ka preferuar nga minuta e parë mbrojtësin Gëzim Krasniqi në vend të Renato Malotës, ndërsa Blerim Kotobelli do të jetë nga minuta e parë në krahun e majtë në vend të Renaldo Kalarit. Në portë do të jetë nga minuta portieri Alban Hoxha. Në krahun e djathtë të mbrojtjes Labinot Ibrahimi, ndërsa përkrah Krasniqit do të jetë Atanda. Në mesfushë do të luajë Batha dhe Vila. Ata të dy do të jenë para mbrojtjes. Më të avancuar do të jenë Asani në të djathtë, Bardhi në qendër dhe Trashi në të majtë. Në maje të sulmit do të jetë Progni.

Formacioni i mundshëm i Partizanit
Hoxha –  Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kotobelli,
Batha, Vila –  Asani, Bardhi, Trashi –  Progni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *