Dy ndeshje në Kupë dhe dy gola, Uheid Hoxha po gjen veten te Besa e Kavajës

Uheid Hoxha ishte një nga talentet e Vllaznisë që la Shkodrën në merkaton e verës, për t’iu bashkangjitur Besës së Kavajës. I bindur nga projekti i këtij klubi që synon të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar, ky lojtar nuk u mendua gjatë.

Fillimi i sezonit ka ardhur në mënyrën më të mirë, sidomos kur bëhet fjalë për Kupën. Sidomos në aspektin e Kupës së Shqipërisë, atje ku në dy ndeshjet e para kanë ardhur dhe po aq gola. Në takimin e parë ndaj Egnatias ku u fitua me rezultatin 0-1 dhe Hoxha ishte autori i vetëm golit. Gjithashtu edhe në përballjen e sotme, atje ku Besa ia doli me rezultatin 2-0. Talenti i dalë nga akademia e Vllaznisë do të shënonte golin e parë të ndeshjes, ndërsa më pas Cara do të mbyllte gjithë historinë. /Sport Ekspres/