Dy ndeshje brenda ditës, çfarë rraskapitje në Libertadores!

Situata e rënduar politike që ka mbërthyer shtetin e Venezuelës po sjell pasoja të rënda edhe për futbollin vendas. Skuadra e Deportivo Larës do i duhet të bëjë një çmenduri duke luajtur dy ndeshje në harkun pak orëve!

Në orën 15:30 skuadra venezueliane zhvillon një takim në transfertë ndaj skuadrës së Janeros në kuadër të kampionatit vendas. Tre orë e gjysmë pas përfundimit të kësaj ndeshje, ekipi do të ndeshet kundër argjentinasve të Hurakan, ndeshje e vlefshme të fazës së grupeve të kupës Libertadores.

I gjithë faji është i Federatës së futbollit të Venezuelës, që ka marrë këtë vendim nga frika se situata mund të përkeqësohet me kalimin e ditëve dhe prandaj formula e kampionatit është ndryshuar, që të përshpejtohet mbarimi i këtij edicioni.

Sipas medieve venezueliane, ndeshja e kampionatit do të luhet nga lojtarë të skuadrës rezervë, ndërsa ekipi i parë do të përqendrohet tërësisht për duelin ndaj Hurakan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *