Dy mjekë i bashkohen stafit të Panuçit, dyshja Moreti nis punën me Shqipërinë

0

Kombëtarja shqiptare ka përforcuar stafin teknik të Kristian Panuçit, duke ofruar dy mjekë barezë. Biaxho Moreti dhe Lorenco Moreti, babë e bir, të cilët janë ekspertë ortopedikë të dëmtimeve sportive.

Pasi mbyllën eksperiencën me ekipin e Barit, dyshja Moreti ka nisur bashkëpunimin me Shqipërinë dhe i janë bashkuar stafit të Panuçit. Biaxho Moreti është profesor i katedrës së traumatologjisë ortopedike dhe kreu i klinikës ortopedike të Poliklinikës së Barit, ndërsa i biri, Lorenco Moreti, është një drejtues i nivelit të parë mjekësor përgjegjës për klinikën e traumatologjisë sportive.

Një përforcim me vlera në stafin teknik të Shqipërisë, që tashmë do të ketë në gjirin e saj dy mjeshtra të mjekësisë sportive si Biaxho dhe Lorenco Moreti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.