Dy miqësore në Lushnjë, Bogdani shpall listën e Shqipërisë U-19

0

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Kazakistanit  mosha U-19, ndeshjet do të zhvillohen në qytetin e Lushnjës në datën 24 dhe 27 mars 2018. Bogdani për këto miqësore ka grumbulluar 25 futbollistë, të datëlindjes 2000, ku dhjetë prej tyre aktivizohen në kampionatin tonë dhe pjesa tjetër e kontingjentit të kësaj përfaqësuese vijnë nga liga dhe kampionate të tjerë.

Në konferencën për shtyp zhvilluar sot, trajneri Bogdani deklaroi ndër të tjera: “Pothuajse ky do të jetë grupi që do të luajë edhe në eliminatoret e kualifikueseve. U kam dhënë më tepër hapësirë futbollistëve të datëlindjes 2000, pasi janë lojtarë që premtojnë më tepër. Pavarësisht se do të luajmë përballë Norvegjisë, Ukrainës apo Sllovakisë, ne do të provojmë të kualifikohemi. Futbollistët duhet të japin maksimumin edhe tek ekipet ku luajnë, sepse nuk mund të behësh lojtar njëherë në dy muaj kur luan tek Kombëtarja”.

Programi i ndeshjeve të kombëtares U-19:

24 mars 2018, Shqipëria U-19 – Kazakistani U-19 ora 15:00  “Roza Haxhiu” Lushnje

27 mars 2018,  Shqipëria U-19 – Kazakistani U-19 ora 15:00  “Roza Haxhiu” Lushnje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here