Dy miqësore ndaj Kosovës për kuqezinjtë 15-vjeçarë

Kombëtarja U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës mosha U-15, ndeshjet do të zhvillohen në daten 3 maj ora 16:00 në qytetin e Elbasanit, stadiumi “Elbasan Arena” dhe në datën 5 maj, miqësorja e dytë në stadiumin “Loro Borici” Shkodër ora 12:00.
Memushaj për këto miqësore ka grumbulluar 25 futbollistë, të datëlindjes 2003-2004, ku 16 prej tyre aktivizohen në kampionatin tonë dhe pjesa tjetër e kontigjentit të kësaj përfaqësuese vijnë nga liga dhe kampionate të tjerë.
Në fjalën e tij, në konferencën për shtyp të organizuar në FSHF, trajneri u shpreh: “Dy miqësoret me Kosovën do të jenë teste që shërbejnë për të zgjedhur lojtarët më të mirë dhe që do ti shërbejnë Shqipërisë në të ardhmen, e theksoj janë mjaft të rëndësishme. Kam qenë gjithë kohën koherent me kampionatin vendas, por edhe atë jashtë. Kjo moshë është pak delikate, pasi çdo lojtar pëson ndryshme të shpejta pasi është në fazë rritjeje. Sipas nje programi te organizuar nga FSHF, ne muajin shtator dhe tetor do te kemi edhe dy ndeshje te tjera miqesore ndaj Maqedonisë dhe Malit të Zi“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *