Dy miqësore bullgare, Grima teston kombëtaren

Nuk ka pushim për Armir Grimën, i cili po mundohet të punojë sa më shumë me kombëtaren e femrave në futboll. Sot Federata shqiptare e Futbollit ka njoftuar se Kombëtarja Shqiptare e Futbollit për femra do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me kombëtaren e Bullgarisë. Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Armir Grima do t’i zhvillojë këto dy përballje në datat 9 dhe 12 dhjetor.

9 dhjetor 2017

14:00 Bullgari – Shqiperi “Qendra Kombetare e Futbollit”

12 dhjetor 2017

11:00 Bullgari – Shqiperi “Qendra Kombetare e Futbollit”

Trajneri Grima për këto testuese do të jetë i grumbulluar nga data 7-12 dhjetor. Ja lista, ku ka futbollistë nga jashte, por baza mbetet Vllaznia, klubi më i mirë në Shqipëri:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *