Dy miliardë dollarë për Liverpulin, del në skenë kandidati kryesor

“Të shesësh klube futbolli, me një histori të lavdishme, pesë Champions të fituar, me një renditje premtuese, stadium pasionant, kontingjent të shtrenjtë dhe konkurrues, të pamposhtur në kampionat dhe zëvendës kampionë Europe në sezonin e kaluar. Tratativa konfidenciale dhe çmimi bazë: 2 miliardë dollarë”. Kjo mund të ishte prezantimi i një kubi si… Liverpuli. Çmimi i klubit është katërfishuar dhe pronari i “The Reds”, amerikani, Xhon W Henri po mendon të shesë klubin legjendar anglez.

Xhon W Henri

Shkaku? E thjeshtë, fitim i konsiderueshëm financiar. Siç citon “New York Post”, klubi mund të ndryshojë pronarë. Liverpuli u ble nga amerikanët për shumën e 500 milionë dollarëve, ndërsa sot çmimi është katër herë më i shtrenjtë. Një gjë e tillë do të sillte 1.5 miliardë fitime dhe shitja është një opsion gjithmonë e më konkret.

Khaled Bin Zajed Al Nahaian

Por kush mund të shpenzojë një shumë të tillë për Liverpulin? Një sheik… Khaled Bin Zajed Al Nahaian, kushëriri i Mansur, pronari i Mançester Sitit, i cili bëri një tentativë për të blerë klubin nga qyteti i “The Beatles” në vitin 2017, siç citon “The Mirror”, por pa sukses. Përgjigja ishte e prerë: ‘Jo, faleminderit’. Por, tani që Liverpuli “është në shitje”, situata mund të ndryshojë dhe mandati arab mund të tentojë për herë të dytë të blejë klubin e famshëm, me Premier Ligën që kthehet në një çështje familjare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *