Dy lojtarë të Shqipërisë U-19, në provë te Lokomotiva e Zagrebit

Lokomotiva e Zagrebit është një klub perfekt për të rinjtë, sepse funksionon si akademi, që falë punës së shkëlqyer vitet e fundit ka shituar shumë lojtarë dhe mbi të gjitha është ngjitur në divizionin e parë kroat, duke shkuar edhe në Europa League.

Aty ka shkëlqyer edhe Eros Grezda, para kalimit tek Osijeku, ndërkohë që edhe shiqptarë të tjerë kanë kaluar nga ky klub, përfshirë Herdi Prengën dhe Endri Çekiçin.

Aktualisht Lokomotiva ka në pëbërje dy 19-vjeçarë shumë të talentuar nga Kosova, të dy me emrin Lirim Kastrati, me vetëm një muaj diferencë në moshë.

Ndërkaq, “eduasportin.com” raporton se së fundmi po kryejnë një test edhe dy elementë të rinj të Akademisë së Futbollit: Indrit Tuci dhe Arbër Mehmetllari, të cilët janë edhe pjesë e Shqipërisë U19.

Tuci është 17 vjeç dhe luan si mesfushor qendre dhe kapiten tek Akademia e Futbollit U-19, ndërsa Mehmetllari është 18 vjeç dhe luan si sulmues qendror.

Nësa këta dy talente arrijnë të bindin në Kroaci, me siguri kanë të ardhme të shkëlqyer përpara, sepse në radhë të parë te Lokomotiva mësojnë futboll, para se të fitojnë në aspektin financiarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *