Dy lojtarë dhe miliona euro për Nejmar, Juventusi e ka seriozisht

0

Ambiciet e Juventusit janë të mëdha dhe për fat të mirë nuk mungojnë as paratë. Bardhezinjtë duan të rikthehen të triumfojnë në Europë dhe Champions Liga është objektivi kryesor.

Kupa me veshë mungon në Torino prej 23 vitesh dhe tifozët nuk mund të durojnë më. Drejtuesit e “Zonjës” mbyllën operacionin e madh me De Ligt dhe janë gati për goditjen e madhe të radhës.

Nejmar është ëndrra e madhe. Braziliani ka kërkuar largimin nga PSG dhe Juventusi nuk dëshiron t’i ike ky shans nga duart. El Mundo Deportivo zbulon edhe planin e klubit torinez.

Paratiçi, Anjeli dhe Nedved

Juventusi ofron Paulo Dibala, Blez Matuidi dhe një shumë të konsiderueshme eurosh për kartonin e Nejmar. Gazeta spanjollë thekson se kampionët e Italisë po ia besojnë tratativat me PSG-në Pini Zahavit, agjentit të njohur izraelit, me të cilin janë takuar në Kinë.

Përfshirja e dy lojtarëve bëhet për të ulur koston e lartë të blerjes së sulmuesit brazilian. “Zonja” ka nxjerrë në merkato edhe emra si Higuain, Kedira, Manxhukiç, Emre Çan dhe Kanselo, ndërsa PSG mund të zgjedhë edhe ndonjërin prej tyre.

Sulmi për Nejmar ka nisur. Tifozët ëndërrojnë, bashkë me të edhe Mauricio Sarri. De Ligt ka “blinduar” mbrojtjen, mesfusha është e fortë, ndërsa ardhja e 27-vjeçarit do të krijonte një sulm të papërballueshëm për kundërshtarët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.