Dy Likat më të mirët, në fund fiton portieri

0

Duel mbiemrash të njëjtë në Tirana-Flamurtari. Gilman Lika i bardhebluve dhe Ilion Lika i kuqezinjve ishin dy nga protagonistët në takimin e dytë çerekfinal të Kupës mes kryeqytetasve dhe vlonjatëve. Sulmuesi i Tiranës ishte ndër më aktivët në fushë, duke qenë rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare, por në portë gjeti disa herë të përgatitur portierin e Flamurtarit. Ishte Ilion Lika ai që shpëtoi portën e tij, ndërsa kujtojmë se kjo ishte sfida e tij e parë në kampionat me Flamurtarin, që prej dënimit 6 mujor të dhënë në mënyrë të padrejtë dhe madje të çuditshëm të Komisionit të Etikës, që në mënyrë të habitshme e pezulloi 34-vjeçarin për një ndeshje që nuk kishte qenë as në stol, e jo në fushën e lojës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image