Dy kampionë në krye të Elbasanit

0

Eriol Merxha dhe Endri Dalipi, ish-futbollistë të spikatur do të drejtojnë verdheblutë sezonin e ardhshëm

Fatmir Popja

Elbasani i ri po fillon të marrë “jetë”, pasi ditën e djeshme klubi ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës. Pankina i është besuar ish-futbollistit të kësaj skuadre, Eriol Merxha, i cili ndihmës të tij do të ketë Endri Dalipin, edhe ky një ish i skuadrës së Elbasanit. Kështu, klubi ka vendosur që Muharrem Dostin ta pasojë Eriol Merxha, ndërkohë që ish-teknikut elbasanas do t’i besohet një tjetër pozicion në klub, për kontributin që ai ka në skuadrën e Elbasanit. Merxha dhe Dalipi do të nisin zyrtarisht punën më datën 11 shtator, kur edhe është programuar që verdheblutë të startojnë përgatitjet për edicionin e ri futbollistik. Klubi e kishte bërë të ditur me kohë që në krye të pankinës do të ishte një trajner nga Elbasani dhe pasi u panë CV-të e të gjithë trajnerëve, u vendos që në krye të jetë Merxha me ndihmës të tij Dalipin. Duhet thënë se këta dy trajnerë deri para dy vitesh kanë qenë pjesë e klubit të Elbasanit si futbollistë, por vijuan karrierën e tyre si trajnerë me moshat, duke e lënë futbollin e luajtur në fushë. Kjo dyshe do të ketë një detyrë të vështirë përpara, pasi do i duhet që të ngjisin Elbasanin me çdo kusht në Kategorinë e Parë.

MOSHAT – Gazeta mëson nga burime zyrtare në klub se ndryshime nuk ka pasur vetëm nën drejtimin e skuadrës së parë, por edhe tek U-17, pasi janë larguar Sabri Dalipi dhe Dhimitër Gjika. Vendin e tyre e kanë marrë Shkëlqim Lleshankau dhe Klajdi Hodaj. Ndërkohë, tek U-19 nuk ka pasur lëvizje në pankinë, pasi do të jetë sërish dyshja e viteve të fundit që do të drejtojë skuadrën. Bëhet fjalë për Arjan Kilën dhe Mikel Cenajn. Disa ndryshime të tjera ka pasur edhe tek moshat më të vogla që janë pjesë e klubit të Elbasanit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here